Salihu: Lojtarët e Kosovës do të japin 100 për qind nga vetja

Eroll Salihu e ka quajtur ndeshje historike përballjen e Kosovës ndaj Maqedonisë.

Të enjten me fillim nga ora 20:45 në Shkup, luhet gjysmëfinalja e Play Off të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë dhe Kosovës.

“Është ndeshje emocionale, ta quaj lojë historike, sigurisht do të kemi ndeshje të tilla edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Salihu për RTK, përcjell lajmi.net.

“Mungesat janë evidente, por të jeni të bindur se çdo lojtar që do të zbresë në punë dhe ata që do të jenë së bashku me ta, do të japin 100 për qind, janë të vetëdijshëm të gjithë”.

Fituesi i ndeshjes Maqedoni – Kosovë në finale do të luaj me fituesin e përballjes tjetër gjysmëfinale mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.