Vedat Muriqi është mungesa më e madhe e Kosovës në sfidën ndaj Maqedonisë.
Futbollisti edhe pse kishte lejen e Lazios, nuk ka mundur t’i bashkohet Kosovës shkaku i gjendjes fizike të tij, që së fundi ka kaluar një lëndim.
Tani anëtari i ri i Lazios, ka dërguar një mesazh për djemtë e Kosovës, që sonte luajnë ndaj Maqedonisë, shkruan lajmi.net.
“Suksese djem. Unë dhe gjithë Kosova zemrën e kemi me ju”, ka shkruar Muriqi në Instagram.
Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.