Policia jep detaje për vjedhjen e 15 kompjuterëve dje në Prishtinë

Në mëngjesin e së mërkurës, në një lokal në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë janë vjedhur 15 shtëpiza të kompjuterit.

Policia kanë njoftuar se lidhur me vjedhjen ende askush nuk është arrestuar.

Lajmi.net dej ka publikuar një video që ishte xhiruar gjatë kësaj vjedhje.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 07.10.2020-06:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, se person-a të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar në lokalin e ti dhe nga aty kanë vjedhur pesëmbëdhjetë (15) shtëpiza kompjuteri. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.