Maqedonia e Veriut – Kosova, formacionet e mundshme

Kosova do të përballet nesër mbrëma me fillim nga ora 20:45 me Maqedoninë e Veriut, në ndeshjen e vlefshme për fazën play-off të Ligës së Kombeve.

Kosova bën pjesë në Grupin D, ku përveç Maqedonisë së Veriut ndodhen edhe Gjeorgjia dhe Bjellorusia.

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, pritet t’i angazhojë nga minuta e parë katër lojtarë shqiptarë, Musliu, Ademi, Bardhi dhe Hasani.

Nga ana tjetër, trajneri i Kosovës Bernard Challendes ka mungesa elementare nga formacioni titullar pasi do të mungojnë emra si Vedat Muriqi e Milot Rashica.

Këto janë formacionet e mundshme:

Maqedonia e Veriut: Dimitrievski; Ristovski, Musliu, Velkovski, Alioski; Ademi, Spirovski; Trajovski, Bardhi, Hasani; Pandev

Kosova: Muric; Vojvoda, Aliti, Dresevic, Paqarada; Berisha, Shala, Rashkaj; Celina, Nuhiu, Zeneli