Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka dhënë versionin e tij lidhur me atë nëse është përplasur me deputetin e LDK-së, Xhavit Ukaj.
Haxhiu thotë se nuk ka pasur përplasje sot në Kuvend mes tij dhe kolegut nga LDK-ja, por vetëm ka dashur t’ia japë ta nënshkruaj kërkesën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Avdullah Hotit.
Kamishi përmes një postimi në Facebook thotë se Ukaj i LDK-së u vetofrua ta nënshkruaj mocionin ndaj kryeministrit nga partia e tij, por deputeti i Vetëvendosjes nuk ia dha.
“Nuk ka pas asnjë përplasje në Kuvend, deputeti i LDK-së z.Xhavit Uka po e kërkonte listen për nënshkrim të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Për befasi LVV edhe pse e ka inicuar mocionin për rrëzim të Qeverisë Hoti, nuk i’a ofroi deputeti z.Xhavit Ukaj mundësin që ta nënshkruaj atë”, ka shkruar Kamishi.