Wednesday, November 30, 2022
Home Uncategorized Serbia i kundërpërgjigjet me notë proteste Shqipërisë

Serbia i kundërpërgjigjet me notë proteste Shqipërisë

Një notë proteste e Serbisë i është dorëzuar ambasadorit të Shqipërisë në këtë shtet, shkaku i, si është thënë “deklaratave gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës”.

Ministria e Jashtme e Serbisë e ka ftuar të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçkën, për t’ia dorëzuar notën e protestës.

“Deklaratat që nënkuptojnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe paraqesin arsye për shqetësim, si të Sebisë, ashtu edhe shteteve tjera të rajonit, të vendosura për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimit të bashkëpunimit në rajon”, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Serbisë.

Nota serbe e protestës e pason atë të dërguar të martën nga Shqipëria, e cila iu dorëzua ambasadorit serb në Tiranë, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vullin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se “nuk do të tolerohet asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe”.