Haziri përpara komisionit: Asnjëherë nuk më është thënë se Agon Musliu kishte probleme shëndetësore

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës po raporton përpara Komisionit parlamentar i cili heton menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

Haziri konkretisht po raporton përpara Komisionit për rastin e studentit nga Gjilani, Agon Musliu i cili kishte vrarë vetën gjatë qëndrimit të tij në karantinë në Qendrën e Studentëve, shkruan lajmi.net.

I pari i Gjilanit, kishte qenë i zëshëm dhe kishte akuzuar ministrinë e Shëndetësisë se nuk e kanë trajtuar siç duhet rastin e Musliut, i cili sipas familjes kishte probleme psikologjike që kanë dërguar edhe deri në vetëvrasjen e tij.

Përpara komisionit parlamentar, Haziri është shprehur se vdekja e Musliut është “njollë e zezë” që sa më parë duhet të zbulohet nga organet e drejtësisë.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është duke raportuar para Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, përkatrësisht rastin e

Haziri ka thënë se asnjëherë atij nuk i është komunikuar se i ndjeri Musliu kishte probleme shëndetësore.

“Asnjë problem shëndetësor nuk është paraqitur tek unë vetëm e kam ditur se është një i ri, që banon i vetëm në banesë, pa mundësi për të qëndruar në konvikt, dhe kërkesa e tij ka qenë e arsyeshme. Na është thënë se edhe studentët janë në mesin e atyre me prioritet për tu kthyer në vend. Për mua ka qenë përtej se falënderuese angazhimi i ambasadorit Cufaj për kthimin e tij në Kosovë”, ka theksuar Haziri.

Në anën tjetër, para dy javësh përpara komisionit parlamentar ka raportuar edhe babai i Agon Musliut i cili ka akuzuar qeverinë e atëhershme se nuk e kanë trajtuar siç duhet rastin dhe nuk e kanë ngritur zërin për zbardhjen e tij.