PSD: Hoti po e dërgon vendin drejtë asociacionit me kompetenca ekzekutive dhe pa njohje

Partia Social Demokrate e Kosovës, ka vlerësuar se Qeveria Hoti, gjatë 100 ditëshit të parë, ka dështuar në menaxhimin e pandemisë dhe dialogun më Serbinë.

Sekretarja e kësaj partie, Teuta Rrusta ka thënë se kryeministri Hoti dështoi në Washington ta përmbyllë dialogun me Serbinë  me njohje reciproke.

Ajo ka vlerësuar se dialogu tash është në një fazë të re në Bruksel, ku do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive dhe pa njohje.

“Ne nuk e kemi mbyllur marrëveshjen me Serbinë dhe jemi para një procesi të ri në Bruksel i cili si qasje si pikëpamje na drejton nga Asociacioni dhe pa njohje.”

“Avdullah Hoti është duke e quar vendin drejtë Asociacionit me kompetenca ekzekutive dhe panjohje me Serbinë dhe më keq se kaq nuk ka se ku të shkon”.

“Pjesa e pandemisë është përcjellë më shumë probleme sidomos me dëme ekonomike që do të vrëhen në të ardhmen”, ka thënë ajo në një prononcim për Ekonomia Online.

Rrusta e pyetur për dallimin mes  100 ditëshit të Qeverisë Kurti dhe asaj Hoti, thotë se nuk ka pasur dallime edhe pse sipas saj do duhej të kishte.

Të dyja kanë operuar në kushte jo të duhura për shkak të pandemisë. Nuk shohë dallim dhe do duhej të kishte mes një qeverie të spektrit të majtë dhe asaj të djathë.

“Edhe qeveria Kurti ka aplikuar politika ekonomike konservatore dhe nuk ka si të jetë ndryshe kur në krye të ministrisë së Financave ka qenë Besnik Bislimi, e njëjtë Avdullah Hoti shumë ngadalë, me ndërhyrje të konservune të cilat nuk është infuzion për zhvillimin ekonomik”.

“Ngjashëm është edhe në procesin e dialogut, ku Kurti dhe Haradinaj e kanë minuar, ndërsa Hoti e dështoi këtë proces”, ka thënë sekretarja e PSD-së

Ajo nuk ka treguar nëse PSD-ja është e gatshme apo do të marrë pjesë në zgjedhje parlamentare nëse mbahen së shpejti, por ka thënë se pavarësisht pozicionimit të tyre karshi zgjedhjeve, vendi duhet të ketë qeveri të konfirmuar me legjitimitet të ri.

Rrusta ka folur edhe për aksionin dhe dënimin e aktivistëve të tyre nga Policia e Kosovës, organizuar kundër sistemit bankar të Kosovës.

Ajo ka thënë se bankat në Kosovë, po vazhdojnë të pasurohet në kurriz të qytetarëve, ndërsa dënimin e aktivistëve e ka quajtur të padrejtë dhe standard të dyfishtë nga policia. Ajo thotë se edhe më herët në kohë pandemie janë organizuar protesta, por që askush nuk është dënuar dhe sipas është mirë, por që policia nuk duhet të përdorë standarde të dyfishta.