Hitzfield tregon ku duhet të luajë Shaqiri

Futbollisti shumë i dashur për shqiptarët, Xherdan Shaqiri, pritet të largohet nga Liverpool në ditën në vijim.

Atij i është kërkuar që të kthehet sërish në Bundesliga, shkruan Goal.

Ish-menaxheri Ottmar Hitzfeld i ka kërkuar mesfushorit 28 vjeçar që të kthehet në Bundesligë.

“Xherdan Shaqiri duhet të transferohet në një klub ku ai luan rregullisht”, ka thënë Hitzfeld, transmeton KK.

“Ai duhet të argëtohet përsëri, të gjithë duam ta shohim Xherdanin të lumtur përsëri”.

“Një lëvizje do të ishte e mirë për të gjithë tifozët e tij”.