Trump dërgohet në spitalin ushtarak pasi kontraktoi COVID-19

Donald Trump do të zhvendoset në spitalin ushtarak “Walter Reed” për të kaluar ditët e ardhshme si një masë paraprake, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet: “Nga kujdesi i madh dhe me rekomandim të mjekëve dhe ekspertëve të tij mjekësorë, Presidenti do të punojë nga zyrat presidenciale në Walter Reed gjatë ditëve të ardhshme”, transmeton Indeksonline.

Kjo vjen pasi mjeku i tha presidentit se “mbetet i lodhur” por është në “gjendje të mirë”.

Presidenti Trump është duke u injektuar me antitrupa, si dhe duke marrë vitamina dhe aspirinë.