Torreira largohet nga Arsenal, transferohet tek Atletico

Lucas Torreira do të largohet nga Arsenal, për t’iu bashkuar Atletico Madrid.

Agjenti i futbollisti ndodhet në Madrid, për të diskutuar me Atletico Madridin, për transferimin e Torreria, raporton Fabirzio Romano, përcjell lajmi.net.

Torreria nuk bën pjesë në planet e Mikel Artetas, dhe kompletimi i transferimit te skuadra e Diego Simeones, duket se do të ndodh.

Atletico fillimisht janë të interesuar për huazimin e futbollistit, ndërsa Arsenal janë duke kërkuar shitjen e përhershme.

Torreira është pjesë e Arsenal nga viti 2018, që nga transferimi i tij nga Sampdoria.