Ndryshojnë rregullat në Belgjikë, informata për shtetasit e Kosovës

Belgjika ka ndryshuar masat e Covid19, pas ndryshimit të shifrave karshi situatës epidemiologjike.

Personat që kanë vetëm shtetësi belge (jo dhe të Kosovës) tani mund të udhëtojnë në Kosovë nga aeroportet e Belgjikës pa pasur nevojë që të dëshmojnë me dokument të vlefshëm që posedojnë shtetësinë e Kosovës.

Të gjithë personat që kthehen nga Kosova në Belgjikë, 48 orë para kthimit duhet të plotësojnë formularin obligativ.

Vetë-izolimi 7 ditor dhe testi per COVID-19 pas kthimit në Belgjikë është i obligueshëm, shkruan Indeksonline.

Udhëtimet jo-esenciale nga vendet që janë kategorizuar si “Zona të Kuqe” për shkak të COVID-19 (edhe Kosova është ende Zonë e Kuqe) drejt Belgjikës janë të ndaluara.

Megjithatë, kjo ndalesë nuk aplikohet për shtetasit e shteteve të BE-së dhe zonës Schengen si dhe për shtetasit e vendeve të treta që posedojnë një leje qendrimi valide ose vizë D valide nga një shtet i zonës Schengen.

Udhëzime të tjera mbi udhëtimet nga vende të tjera në Belgjikë dhe nga Belgjika në vende të tjera, duke përfshirë edhe Kosovën.