Edhe Rey Manaj drejt Superligës turke

Pas Armando Sadikut dhe Sokol Cikalleshit, një tjetër sulmues i Kombëtares shqiptare, mund të përfundojë në Superligën turke.

Bëhet fjalë për futbollistin lushnjar Rey Manaj, i cili aktualisht është pjesë e Barcelonës.

Për 23-vjeçarin ka shfaqur interes klubi i Kasimpasha. Mësohet se klubi turk ka “trokitur” në derën e katalanasve në orët e fundit, teksa kanë filluar negociatat për transferimin e Manajt në Superligën turke.