Gasperini: Ndihemi më të fortë, do provojmë edhe titullin
Atalanta e nisi sezonin në mënyrë perfekte, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 2-4 në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Torinos, ndërsa edhe dje bergamaskët konfirmuan se janë “vrastarë” në repartin e avancuar.
Përveç 4 golave, zikaltrit krijuan edhe një mori rastesh të tjera dhe bënë që Torino të dukej shumë e dobët, ndërsa pas ndeshjes edhe...
Konfiskohet malli që hyri ilegalisht nga Serbia
Njësiti patrullues ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i një boshnjak, shtetas i Serbisë, ku gjatë kontrollit i janë gjetur mallra pa dokumente përcjellëse.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë në fshatin Banjë të Zubim Potokut.
Sipas Policisë, malli është dërguar në terminal doganor.
“Njësiti patrullues ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull boshnjak shtetas i Serbisë ku...
Ambasadori i Izraelit në Serbi tregon se pse refuzuan ta njihnin Kosovën
Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan ka thënë se Izraeli ende nuk e ka njohur teknikisht Kosovën, por ka theksuar se procesi i njohjes është duke vazhduar dhe as që mund të kthehet mbrapsht.
I pyetur se pse Izraeli ndryshoi mendim për pavarësinë e Kosovës pas 12 vitesh refuzimi për ta njohur atë, Villan tha se kishte...
S’ka muzikë pas orës 21:00, gastronomët të pakënaqur me këtë vendim
Një orë më shumë punë, e një orë e gjysmë më pak muzikë, këto janë masat e reja të lehtësimit të orarit të gastronomisë dhe lëvizjes së qytetarëve nga orari i deritanishëm deri në orën 22:30.
Pavarësisht që këto biznese do të punojnë deri në 23:30, ata obligohen nga ministria e shëndetësisë që në orën 21 të ndalojnë çfarëdo lloje...
Avokatët apel për Policinë: Silluni sipas ligjeve në fuqi
Muajt e fundit, pas përhapjes së pandemisë në disa raste pjesëtarë të Policisë së Kosovë janë parë duke përdorur forcë për arrestimin e personave që nuk i kanë respektuar masat anti-Covid.
Për sjelljen e tyre ka pasur reagime nga më të ndryshmet. Policia e Kosovës është e detyruar me ligj që t’i respektojë të drejtat e qytetarëve, vlerësojnë avokatë në...
Lëndohet pasi e zë rryma në shtyllën elektrike
Një person deri sa ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, ka rënë në një kontakt me elektricitetin dhe është lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë emergjenca dhe i ka dhënë ndihmë mjekësore e më pas e ka transportuar në spitalin rajonal. Sipas mjekëve viktima ka lëndime të lehta dhe pas tretmanit lirohet për në shtëpi.
Katë mësimdhënës në “Faik Konica” dalin pozitivë në Covid-19, mësimi vazhdon online
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se me rekomandimin e IKSHPK-së, kjo shkollë të kalojë në mësim online për dy javë.
Postimi i plotë:
Nga dita e parë e fillimit të Vitit të Ri shkollor, kemi bërë thirrje për kujdes të shtuar, respektim të masave anti covid por edhe vigjilencë në shkolla.
Me gjithë përgatitjet në bazë të rekomandimeve, situata ka...
Gruaja e lajmëron për dhunë në familje, policia i gjen armë e municion në shtëpi
Në njoftimin e Policisë së Pejës, bëhet e ditur se i dyshuari L.M është arrestuar.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, Stacioni Policor Pejë, me datën 26.09. 2020, është informuar nga viktima për një rast Dhunë familjare.
Njësiti Policor pran Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit ngjarjes, dhe me të hyrë ne një dhomë mbi një tryezë kanë hasur në...
10 vjet nga dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit
Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës më 27 shtator të vitit 2010. Dorëheqja e tij vjen si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin konstatohet se Sejdiu ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës me mbajtjen e postit të presidentit dhe atij të kryetarit të LDK-së, ndonëse me funksione të ngrira.
Sejdiu e bëri...
Arrestimi i krerëve të OVL-së, veteranët paralajmërojnë protesta
Për më shumë se tetë orë, dje është mbajtur e rrethuar ndërtesa e OVL-UÇK-së. Policia e EULEX-it, ka arrestuar figurat kryesore të kësaj organizate, ndërsa ka konfiskuar CD e materiale tjera.
Derisa mbrojtës ligjor theksojnë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vepruar sipas mandatit të saj, megjithëse aksioni po shihet si spektakël, përfaqësues të OVL-UÇK-së thonë se Gucati e...


