Asociacioni, shkas për presion ndaj Kosovës
Vizita e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në Kosovë dhe më pas, siç është paralajmëruar edhe në Serbi, tregon interesimin e BE-së që të përshpejtojë dinamikën e dialogut ndërmjet dy vendeve, me përfshirjen më të fuqishme të saj, thonë njohësit zhvillimeve politike, Donika Emini dhe Artan Muhaxhiri.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian...
Inspektorët në “gjumë”, produktet me vaj kancerogjen të palmës mbushin raftet e marketeve
Nuk është vetëm djathi në marketet e Kosovës, por janë më qindra produkte të tjera, të cilat qytetarët i përdorin çdo ditë e që kanë përmbajtje të vajit të palmës. Autoriteti Evropian për Sigurim Ushqimorë kishte konstatuare se vaji i palmës është kancerogjen.
Kësisoj maketet po vazhdojnë t’i mashtrojnë qytetarët e Kosovës duke i mbajtur këto produktet në raftet së...
QKUK blen mbulesa për shtretër në vlerë rrreth 150 mijë euro
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës do të shpenzojë rreth 150 mijë euro për tu furnizuar me mbulesa për shtretër.
Kështu thuhet në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik.
Sipas këtij njoftimi, për të kryer këtë furnizim kishin dorëzuar ofertat nëntë kompani, por që në fund fituese është shpallur kompania “AlerTex ” SH.P.K.
Vlera...
Brenda 24 orëve, 539 gjoba për shkelje të ligjit antiCovid
Brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 858 gjoba.
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit për shkelje të ligjit antiCovid, ka shqiptuar 539 tiketa. Që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, mijëra qytetarë janë dënuar për shkelje të dispozitave ligjore.
Një numër i madh i tiketave është shqiptuar edhe ndaj shoferëve për shkelje të rregullave në trafik.
Brenda 24...
Greqia rinovon mbylljen e kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë
Greqia ka rinovuar sërish memorandumin që mban të mbyllur kufijtë tokësorë me vendet fqinje.
Qarkorja e re iu dërgua pikave kufitare pak pas orës 12 të mesditës sipas orës lokale, dhe përcakton masat shtrënguese që do të mbajnë të bllokuara kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 25 tetor.
Kështu pra, mbetet në fuqi kalimi i kufirit...
Pakënaqësitë e Nismës me Hotin, Krasniqi zbulon pse doli nga mbledhja e Qeverisë
Javën e kaluar në mbledhjen e 34-të të qeverisë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi kishte lëshuar mbledhjen e qeverisë, për arsye të heqjes nga rendi i ditës së vendimit për dhënien e statusit investitor strategjik për “Kosmonte Foods”.
Mirëpo ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se nuk e din arsyen pse u largua ajo pikë...
Moti sot, vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferikë.
IHK njofton se si pasojë e vranësirave të dendura e herë–herë konvektive do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sa i përket temperaturave ato do të pësojnë rënie sidomos në vlerat e maksimaleve. Minimalet...
Mbi 10 milionë amerikanë kanë votuar deri tash për zgjedhjet presidenciale
Uashington, 13 tetor – Më shumë se 10 milionë amerikanë kanë votuar tashmë për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, me postë apo me votim të parakohshëm, sipas një numërimi të publikuar dje.
“Zgjedhësit kanë depozituar në total 10 296 180 vota në shtetet në fjalë, një rekord”, theksoi “US Elections Project” i Universitetit të Floridas, në faqen e tij të...
Gjermania pritet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit në fillim të vitit 2021
Gjermania pritet të jetë në gjendje të fillojë imunizimin e njerëzve kundër koronavirusit në tre muajt e parë të vitit 2021, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Ashtu siç qëndrojnë gjërat tani, “unë vlerësoj se do të mund ta fillojmë imunizimin në çerekun e parë të vitit të ardhshëm”, tha Spahn.
Ai theksoi se vaksinimi do të jetë vullnetar.
Gjermania është...
Deputeti i AAK-së publikon dokumente për rastin “Panda” në Pejë
Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka vazhduar me publikimin e dokumenteve që faktojnë krimet serbe në Kosovë.
Syla ka thënë se këto dokumente që sot i ka prezantuar, dëshmojnë se trajtimi që ‘drejtësia serbe’ i ka bërë rastit të vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë.
“Në këto...