Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës do të shpenzojë rreth 150 mijë euro për tu furnizuar me mbulesa për shtretër.
Kështu thuhet në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik.
Sipas këtij njoftimi, për të kryer këtë furnizim kishin dorëzuar ofertat nëntë kompani, por që në fund fituese është shpallur kompania “AlerTex ” SH.P.K.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 148 mijë e 619 euro, derisa nënshkrimi i saj është bërë më 30 shtator.