Uashington, 13 tetor – Më shumë se 10 milionë amerikanë kanë votuar tashmë për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, me postë apo me votim të parakohshëm, sipas një numërimi të publikuar dje.
“Zgjedhësit kanë depozituar në total 10 296 180 vota në shtetet në fjalë, një rekord”, theksoi “US Elections Project” i Universitetit të Floridas, në faqen e tij të internetit.
Sipas numërimit, niveli i votave të parakohshme për zgjedhjet presidenciale mes presidentit, Donald Trump dhe demokratit, Joe Biden është më i lartë se ai i vitit 2016.
Shumë amerikanë po nxitojnë të votojnë me postë për shmangur votimin fizik si pasojë e pandemisë së koronavirusit/AFP.