Prodhuesit turq të luleve, në prag të 14 shkurtit, Ditës së të Dashuruarve, kanë eksportuar 70 milionë lule në 22 vende, përfshirë Holandën, Britaninë, Gjermaninë dhe Rumaninë.
İsmail Yılmaz, kreu i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve dhe Produkteve Dekorative, për AA-në tha se këtë vit u regjistrua një rritje e ndjeshme e eksportit të luleve, raporton Anadolu Agency (AA).
“Pavarësisht pandemisë, ne kemi dërguar 70 milionë lule në 22 vende, në vlerë prej afërsisht 7 milionë dollarësh. Kjo shifër ishte 6 milionë dollarë me 60 milionë lule vitin e kaluar”, tha ai.
Trëndafili i kuq dhe karafilat janë lulet e njohura, por Turqia kryesisht eksportoi karafil për shkak të nevojës në tregjet e brendshme, shtoi Yılmaz.
Tregu më i madh turk i luleve është Holanda, ndërsa vijon Britania, Gjermania, Rumania dhe Ukraina.