Kryeministri në detyrë , Avdullah Hoti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Fadil Shurdhaj, nga të cilët u njoftua për nevojën urgjente të mbështetjes financiare për riparimin dhe furnizimin me proteza.
Me këtë rast Hoti u pajtua që për nevoja emergjente dhe kësisoj kësaj shoqate t’i ndahen mjete në vlerë prej 578 mijë e 345 euro, sipas praktikave të mëhershme.
Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës për Çështjen e Kategorive të Dala nga Lufta, Sylë Vitia.