Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë reaguar pasi që liderit të VV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani u detyruan ta ndërprejnë vizitën në veri shkaku i brohoritjeve nga serbët.
Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyqi ka thënë se Kurti në veri sot është takuar me politikën reale.
Ai ka thënë se një politikan që shtiret si ujk me shqiptarët e dele me serbët nuk i duhet Kosovës.
“Mjaftuan një grusht të rinjsh që të zbrapsin Kurtin dhe Vjosen nga vizita e tyre turisitike në Veri. Një përkujtim për të gjithë se poezitë e fjalët e madh nuk kryejn punë kur nuk ke zemër e guxim. Frikacak!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot në veriun e Kosovës Albin Kurti u takua me real politikën. Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët, e dele me Serbinë nuk na duhet. Mjaftuan një grusht të rinjsh që të zbrapsin Kurtin dhe Vjosen nga vizita e tyre turisitike në Veri. Një përkujtim për të gjithë se poezitë e fjalët e madh nuk kryejn punë kur nuk ke zemër e guxim. Frikacak. /Lajmi.net/