Drenica si klubi më aktiv në afatin kalimtar të janarit njofton se ka ndërprerë kontratën me 10 futbollistë.
Ata kanë njoftuar përmes llogarisë së tyre në Facebook se kanë arritur marrëveshje të dy anshëm me futbollistët, shkruan lajmi.net.
Almedin Murati, Albutrint Morina, Arbios Thaçi, Ehat Gjoka, Flamur Kadriu, Jeton Dushi, Lulzim Doshlaku, Muharrem Musa, Valto Zeqaj dhe Vildan Kerim janë lojtarët të cilëve iu është ndërprerë kontrata.
“Klubi falënderon të gjithë futbollistët e lartcekur për gatishmërinë dhe vullnetin për të arritur gjuhën e përbashkët për ndërprerjen e kontratave, dhe ju uron shumë suksese në angazhimet e tyre në skuadrat e reja”.
Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se brenda pak kohësh do të prezantojnë edhe përforcimin e fundit në këtë afat kalimtar.