Kosova shënon rastet e para me variantin e ri të COVID-19

Varianti i ri i COVID-19 është shënuar edhe në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media ka thënë se ditëve të kaluara IKSHPK-ja ka dërguar 35 mostra në Gjermani për variantin e ri të virusit COVID-19.

Zemaj ka thënë se nga 35 mostra, tri mostra janë pozitivë me variantin e ri të COVID-19.

“Nga 35 mostra që i kemi dërguar, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”, ka thënë Zemaj në konferencë për media.