Skënder Krasniqit, avokati i Ramiz Krasniqi, ka thënë se vrasja e djeshme në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht.
“Ishte aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje shumë të keqe, i mërzitur shumë”, ka thënë avokati për Klan Kosova.
Dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Prelleshi”, dyshohet se Skënder Krasniqi ka vrarë djalin e tij Albert Krasniqin dhe më pas ka informuar policinë për aktin.
Albert Krasniqi, biznesmeni që u vra dje nga i dyshuari, babai i tij Skënderi, ka qenë në kërkim nga Policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij.
Deri tek vrasja e biznesmenit ka ardhur pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij, Besa Gashin.
Albert Krasniqi varroset sot në ora 15:00
Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë. Madje Policia kishte bastisur shtëpinë në kërkim të tij.