Konfirmohet ndeshja miqësore e radhës për Kosovën

Miqësorja e radhës e Kosovës do të jetë me Kombëtaren e  Lituanisë, e cila do të zhvillohet para ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022, ka konfirmuar Federata e Futbollit. Dy federatat kanë arritur një marrëveshje që ndeshja të zhvillohet më datën 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, përcjell KosovaPress. Menjëherë pas kësaj miqësoreje, në një periudhë brenda katër ditësh “Dardanët”, do të zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022 kundër kombëtares së Suedisë, ku edhe në këtë ndeshje jemi si vendas, ndërsa më datën 31 mars, Kosova do të jetë mysafire e Spanjës.