Arbër Gjinovci, babai i analistit Rron Gjinovci, ka komentuar foton që po qarkullon nëpër rrjete sociale ku shihet ai duke u përqafur me ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.
Në emisionin e Adi Krastës, Arbëri ka treguar se fotoja është realizuar kur ka qenë në një dasmë te Sami Lushtaku.
Në atë kohë thotë se Rroni ishte në burg për “veprat banditeske që i ka bërë atëherë me Lëvizjen Vetëvendosje”.
“Në fakt ajo foto është në dasmë të një mikut tim, gjeneral Sami Lushtaku, edhe në atë kohë Rroni ka qenë në burg i dënuar dy muaj për veprat e tij banditeske që i ka bë atëherë me Vetëvendosje. Unë aty iu kam afruar Kadrisë edhe kemi bërë pak shaka”, ka treguar ai.