Arjan Mehmeti nga Vitia është një mërgimtarë që jeton në Zvicër. Ai thotë se ka pranuar një formular të aplikimit për votim jashtë vendit në mënyrë të pa rregullt.
Mehmeti ka shkruar në rrjetin social facebbok se formulari i ka shkuar nga një organizatë e dyshimtë, siç thotë ai, e lidhur nga eksporte të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka kërkuar nga KQZ-ja që të hetojë këto raste.
Postimi i plotë i Mehmetit:
!!Mu kan vjedhur të dhënat!!!!
UN KAM APLIKUAR QYSH MOTI, POR SOT U BEFASOVA NGA POSTA E ZVICRËS
Të Dashur miq mua sapo më erdh me post një shkresë nga një organizatë “Du me votu”
Me një formular Aplikimi me të Dhënat e mija personale.
#dumevotu është jozyrtare dhë ka faqen e vetë ku nuk figuron asgjë, ska E-mail ska telefon që ne Zvicër asht e pazakont dhe mjaft dyshuese, dhë pelqehet nga simpatizant e aktivistë të VV-së.
#KQZ-ja duhet të marr shablonen e menyres e printimit dhe ti shpall të pavlefshme të gjitha Formularet që jan të printuara në ketë form, që mos të manipulohet vota dhë të keqpërdoren të dhënat personale.
Un nuk kam autorizuar askënd që te aplikoj në emrin tim apo të mbush formularet me të dhënat “më personale” të mija./Lajmi.net/