VV vazhdon ta linçojë Valdete Dakën, Xhelal Sveçla i vargis akuzat ndaj saj

Vetëvendosje ka vazhduar linçimin ndaj Valdete Dakës, kryetares së KQZ-së e cila sot në një konferencë për media tha se ajo dhe familja e saj ndjehet e rrezikuar.

Mllefi i VV-së me Dakën ka të bëj me mos-certifikimin e Albin Kurtit si kandidat për deputet, shkaku që ai është i dënuar për vepër penale në 3 vitet e fundit, shkruan lajmi.net.

Kësaj radhe, Xhelal Sveçla i është vërsulur me sulme Dakës, duke i thënë se ajo po mendon që është në janarin e vitit 2020, atëbotë kur ishte president Hashim Thaçin.

Ani pse Daka nuk e ka asnjë fuqi vendimmarrëse si e vetme në KQZ, Sveçla ka vazhduar ta akuzojë atë duke i thënë e po e kepqërdorë preferencën e saj personale si kryetare e KQZ-së.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Valdete Daka e ka moshën 60 vjeç, mirëpo ajo është një vit e vjetër. Po mendon që ndodhet në janarin 2020 kur ish presidenti Thaçi i dërgonte letra Albin Kurtit, dhe bënte darkë pune me ish ambasadorin Grenell. Dhe, ndjehet e frikësuar mandej.

Mirëpo, ajo duhet të update-ohet, ta marrë kalendarin e ri: njëmend është muaji janar, por viti është 2021 e jo 2020. Kosova tash ka presidente të re, znj. Vjosa Osmani, dhe së shpejti kryeministër të ri, z. Albin Kurti. E kuptojmë që znj. Daka nuk do ta votojë listën VETËVENDOSJE!-Vjosa me 14 shkurt, por ajo nuk bën që preferencën e saj personale ta keqpërdorë si kryetare e KQZ-së. /Lajmi.net/