LDK reagon për sondazhin që VV-në e nxjerr me mbi 50%, i quan “të korruptuar” ata që e realizuan

Kanë mbetur edhe pak ditë që në nisjen e fushatës zgjedhore elektorale të 14 shkurtit.

Por para se qytetarët të fillojnë të dëgjon premtimet elektorale dhe më pas t’u drejtohen kutive të votimit, shumë sondazhe kanë filluar të publikohen lidhur me rezultatet e mundshme të zgjedhjeve të parakohshme.

Në bazë të sondazhit të Riinvest Analytics doli që Lëvizja Vetëvendosje prin me 54.1%, e pasuar nga PDK me 14.9% e LDK sipas këtij sondazhi renditej e treta me 10.3.

Pas kësaj ka reaguar Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Gashi tha se kryengritja Rugoviste në kutinë e votimit, do të jetë përgjigja për sondazhet e korruptuara, transmeton lajmi.net.

Sipas Gashit, të tjerat vijnë pastaj.

“Kryengritja Rugoviste ne kutine e votimit, do te jete përgjigja per sondazhistet e korruptuar. Tjerat vijne pastaj!”, shkroi ai.

Sipas këtyre matjeve e katërta është AAK me 6.4%. NISMA, po sipas këtij sondazhi, merr 1.4%.

Lista Serbe llogaritet se merr rreth 5% të votave, derisa 4.4% do të votojnë tjera parti.