Vërshimet e shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut e borës, kanë rënduar gjendjen në shumë pjesë të Kosovës.
Zjarrfikësit e Prishtinës të shtunën janë aktivizuar për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të cilët po përballen me situata të ndryshme të rënda.
Përmes profilit të tyre në Facebook, Zjarrfikësit e Prishtinës kanë postuar disa fotografi nga aktivitetet e sotme duke iu ndihmuar qytetarëve që janë duke u përballur nga vërshimet e fundit.
Reshjet e shiut, të cilat gjatë ditëve të fundit kanë rënë me intensitet të lartë, kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës.
Situatë më e rënduar nga këto reshje ishte në Rrafshin e Dukagjinit.
E një situatë e tillë, sipas Bashkim Kastratit nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike në IHMK, pritet të jetë edhe në ditët në vazhdim.