Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, në një takim që ka zhvilluar sot me kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn, ka thënë se PDK shpejtë do ta ndryshojë Prishtinës, ashtu siç e ka ndryshuar ai Tiranën për të mirë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Hoxhaj ka falënderuar kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn, për qëndrimet e tij mbështetëse për Kosovën, për UÇK-në dhe për gatishmërinë e tij ta përkrahë vendin në sfidat nëpër të cilat po kalojmë.
“Falenderim të veçantë për mikun e hershëm dhe kryetarin e suksesshëm të kryeqytetit shqiptar, Erion Veliajn, për qëndrimet e tij mbështetëse për Kosovën, UÇK-në dhe për gatishmërinë e tij që të na përkrah në sfidat nëpër të cilat po kalon vendi ynë.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ai, gjithashtu tha se u pajtuan se duhet të ketë koordinim edhe më të afërt dhe punë më konkrete në intensifikimin e bashkëpunimit dhe uruam që viti 2021, të jetë viti i shqiptarëve, i rrugës sonë euroatlantike.
“Tirana, një shembull i ndryshimit fantastik! Një ndryshim të tillë do t’i japë edhe PDK shpejtë Prishtinës!”, ka shkruar kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.