Konfirmohet: Katër të vrarë në Pozheran të Vitisë

Katër persona janë vrarë sonte në Pozheran të Vitisë.

Këtë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Gjilanit Arben Kadriu.

Kadriu për Klan Kosova ka thënë se është akoma herët që të flitet për motivet e këtij rasti tragjik.

Të gjitha ekipet e policisë janë në vend të ngjarjes.

Ndërkohë edhe Policia e Kosovës për lajmi.net e kanë konfirmuar rastin.

“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një vrasje, ende nuk dihen motive. Rasti ka ndodhur në fshatin Pozheran të Vitisë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.