Është votuar projektligji për ndarjen buxhetore të vitit 2021.
64 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit për ndarjen buxhetore për vitin 2021.
Pas këtij votimi, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka falënderuar deputetët dhe ka kërkuar që nesër të shqyrtohet në ora 14:00 leximi i dytë i këtij projektligji.
“Propozoj që i gjithë projektligjit të shtyhet në rend dite për nesër në ora 14:00. Propozojë që të thirret nesër një seancë në ora 14:00 për shqyrtimin e projektligjin për ndarjen buxhetore”, deklaroi Gashi, raporton lajmi.net.
Mirëpo, ky propozim i Gashit nuk gjeti mbështetjen e LVV-së.
Po ashtu me 64 vota pro dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim, propozimi i Gashit që nesër të mbahet në ora 14:00 seanca e radhës për leximin e dytë të projektligjit ka kaluar dhe në këtë mënyrë nesër do të mbahet seanca e radhës.
Theksojmë se, Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje projektligjit të Buxhetit, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër.