Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, para se të bëjë një prezantim të gjerë të aktiviteteve të zhvilluara në periudhën qershor–dhjetor i ka nderuar me një minutë heshtje 25 punonjësit shëndetësorë që humbën jetën në përballjen me COVID-19.
Ai ka thënë se shëndetësia e Kosovës ka pasë sukses si në menaxhimin e pandemisë, furnizimin me barna dhe krijimit të hapësirave, njofton Klan Kosova.
“Në përkahje të plotë nga kryeministrit kemi pasë suksese në shëndetësi. Jemi përballur me tërë fuqitë tonë duke dhënë shembullin e menaxhimit me përkushtimin tonë të përbashkët. Do t’i nderojmë dhe kujtojmë përherë 35 profesionistët shëndetësorë që janë heronjtë të kohës sonë”.