Latifi për shfrytëzimin e Presidencës nga Osmani: Më e paskrupullt se politikanët e “vjetër”

Filozofi dhe analisti Blerim Latifi ka kritikuar Vjosa Osmanin. Ai thënë se pritja që ushtrueja e detyrës së presidetit, disa asamblistëve që iu bashkuan listës së saj në Presidencë, tregon se sipas tij, s’do të ketë dallim ndërmjet politikanëve të rinj dhe atyre të vjetër, transmeton Gazeta Metro.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Latifi ka thënë se kjo tregon se politikanët e rinj mund të jenë “edhe më të paskrupullt”.

“Shndërrimi i zyrës më të lartë të shtetit në zyrë partiake, na tregon se të ashtuquajturit “politikanë të rinjë” do të jenë njësoj si “të vjetërit”, mbase edhe më të paskrupullt”, ka shkruar Latifi.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, pothuajse e ka zyrtarizuar ndarjen prej LDK-së. Ajo do të duhet t’i shpallë zgjedhjet brenda pak ditësh, ndërsa ato mund të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit.

Osmani edhe vetë do të marrë pjesë në këto zgjedhje, ndërsa ka thënë se do të garojë me një iniciativë të sajën. Kësaj iniciative të enjten i janë bashkuar gjashtë asamblistë të LDK-së në Ferizaj. Ndoshta në mungesë të një zyre partiake, Osmani i ka pritur ata në zyrën e saj në Presidencë.