Ky vendim u mor nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike të enjten.
Vlera e shumës është 1 milion e 598 mijë e 100 euro. Këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë, nga 100 euro në muaj për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor.
Realizimi i pagesës së këtyre shtesave do të bëhet me pagën e muajit dhjetor 2020, përmes Sistemit të Pagave.
Vendimi për ndarjen e mjeteve shtesë financiare është bërë sipas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme/Policia e Kosovës, për kompensimin e angazhimit të shtuar në terren të zyrtarëve policorë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.