Zemaj: Jemi duke bërë përpjekje që sa më shpejtë ta sigurojmë vaksinën anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se janë duke u përpjekur që sa më shpejtë ta sigurojnë vaksinën anti-COVID.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie, ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës janë duke bërë përpjekje që sa më shpejtë që është e mundur të sigurojnë vaksinën anti-COVID.

“Jemi duke i shqyrtuar të gjitha rrugët dhe mundësitë ligjore dhe institucionale dhe me partnerët ndërkombëtar që ta sigurojmë sa më shpejtë vaksinën anti-COVID”, theksoi Zemaj, raporton lajmi.net.

I pyetur nëse kjo do të jetë vaksina e Pfizer/BioNTech apo e ndonjë kompanie tjetër, Zemaj nuk ka dhënë detaje shtesë, duke thënë se do të kenë komunikime të drejtpërdrejta me Bashkimin Evropian dhe me shtete të tjera veç e veç.