Zafir Berisha, koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët që mos të mos ta ndajnë passwordin e Facebook-it me personat tjera.
I ftuar në emisionin Frontal në T7, ai tha se passwordin e Facebook’ut të tij e ka veç ai.
Berisha tha se passwordin nuk ja ka treguar as gruas së tij, e as ajo nuk ia treguar atij.
“Vetëm unë e di passwordin tim. Tani jam i bindur se edhe passwordi është i rëndësishëm. Është diçka personale. S’kemi pas ndonjë kërkesë të ndërsjellët në këtë drejtim. Ajo e ka të vetin unë timin. S’ka ndonjë arsye për ta shkëmbyer”, tha ai.
Ai tha tutje se qytetarët duhet të kenë kujdese e të mos ekspozojnë detaje personale pasi mund të jenë pre e rreziqeve kibernetike.