Ushtruesja së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani kishte koordinim dhe dakordim të plotë me kryeministrin, Avdullah Hoti sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi.
Kështu ka thënë për KosovaPress, Bekim Kupina, këshilltar për media i u.d. presidentes, Vjosa Osmani.
“U.d Presidentja ka kërkuar nga kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit”, ka thënë ai.
Sipas Ligjit për Agjencinë e Inteligjenc