Avokati i Hashim Thaçit, Davide Hooper ka mbështetur deklaratën e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili ka kërkuar Prokuroria të pushojë së paraqituri prova kur të do, ndërkohë që e ka quajtur “gijotinë” kërkesën e saj që gjykimi të fillojë në shtator.
Ai tha se tek dëgjonte prokurorin sot duhet do të duhej ta pickonte vetën për të kuptuar nëse isha në ëndërr apo jo.
“Dua të them që kur zoti gjykatës na drejtohet për gjykimet a do të ishte datë vera e vitit 2021. Afati 18 mujor është thjesht minimumi që ne parashikojmë për të filluar që të shikojmë nëse do të kemi ekipin dhe aspektet e nevojshme për t’u bërë hetimet për t’u përgatitur për procesin gjyqësor kjo mund të fillon në verën e vitit 2022. Kur po e dëgjo atë (prokurorin) nga këtu ku jam në Londër po mendoja a vërtetë mund të ndodhë kjo gjë në gjyq, mendoj se kjo është diçka e pakonceptueshme. Sot duhet do të duhej ta pickoja vetën për të kuptuar nëse isha në ëndërr apo jo, a po i thoshte më të vërtetë”, ka thënë ai.