Enver Hoxhaj deklarohet për dorëheqjen e Naim Fetahut

U.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, njofton se ka pranuar dorëheqjen e Naim Fetahut nga posti i kryetarit të Degës së PDK-së në Podujevë.

Hoxhaj e ka falënderuar Fetahun për kontributin, teksa ka shtuar se ai ishte kandidati më i mirë për kryetar të Podujevës.

Postimi i tij i plotë:

Sot, kam pranuar dorëheqjen nga posti i kryetarit të Degës së PDK-së në Podujevë, të mikut tim Naim Fetahut. Publikisht, e falënderoj Naimin për punën e tij të jashtëzakonshme në Podujevë. Pa dyshim, ai ishte kandidati më i mirë në zgjedhjet e fundit dhe garancia e vetme për zhvillimin e Podujevës.

Këtë, llapjanët do ta kuptojnë shumë shpejtë. Si profesionist, themelues i PDK-së në Podujevë, kontribues i proceseve politike në shumë nivele, nga ai lokal deri në atë qendror, Naimi ka ditur gjithmonë të zgjedh interesat e qytetarëve në radhë të parë.

Naim, kryesi e degës dhe struktura faleminderit për angazhimin. Ju jeni pjesa më krenare dhe një aset i çmuar i partisë tonë. Së bashku, do të angazhohemi edhe më shumë që ta kthejmë PDK-në si forca e parë politike në Podujevë dhe Kosovë, duke punuar në të mirë të popullit dhe shtetit.