Hoti akuzon Kurtin: I ngriu raportet me Amerikën

Kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar ish-kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se në kohën kur me vendin qeveriste lideri i VV’së ishin ngrirë raportet Kosovë-SHBA.

“Raporti është i bazuar në fiksione, në të pavërteta dhe konspiracione dhe është shkruar për qëllime të caktuara puro politike nga autorë që nuk meritojnë vëmendje sepse s’kanë kredibilitet të tillë që të merren aq seriozisht”, tha Hoti në Pressing.

“Në muajt kur ndodhen ndryshimet në qeverinë paraprake ka pasur ashpërsim të skajshëm të marrëdhënieve të shtetit të Kosovës me SHBA’të duke i ngri fondet MCC të cilat menjëherë pastaj u lëshuan. Pra filluan procedurat kur u formua qeveria”, shtoi Hoti.