Mbi 104 mijë kosovarë kanë vetëm 100 euro në trust

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave votoi Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, ku i hapte rrugë për tërheqjen e 10% të trustit pensional.

Sipas statistikave të Trustit të Kosovës, 104 mijë kosovarë kanë vetëm 100 euro në trust, që do të thotë mund të tërheqin vetëm 10 euro.639 mijë e 254 është numri total i kontribuuesve në Trustin Pensional.

Kurse, 12 mijë e 944 persona në Trust kanë mbi 20 mijë euro. 212 mijë e 799 persona kanë nga 100 deri në 1000 euro në Trust.

Ndërsa 194 mijë e 857 persona kanë nga 1000 deri në 5000 euro.

Në Trust nga 5000 deri 10000 euro i kanë 74 mijë e 99 persona. Nga 10000 deri 20000 euro në Trust i kanë 40 mijë e 440 persona.