Hajnat në rajonin e Prizrenit kanë arritur të vjedhin sërish para e sasi ari.
Policia e Kosovës ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës, nga ku kanë vjedhur stoli ari të ndryshme dhe para të gatshme.
Në vendin e ngjarjes, në Romajë të Prizrenit kanë dalë njësitë policore të cilat po hetojnë rastin.
Kujtojmë se në kohët e fundit në rajonin e Prizrenit janë raportuar raste të shpeshta të vjedhjeve të këtij lloji, ku hajnat disa herë kanë plaçkitur sasi të mëdha të arit dhe parave.