E mashtroi për abazhur të llampave në vlerë 60 euro, rasti po hetohet

Është arrestuar një person i dyshimtë në Obiliq pasi që i njëjti kishte hyrë në lokalin e viktimës dhe i kishte marrë dy abazhur për llampa ndriçuese në vlerë prej 60 eurove.

Preteksti i tij ishte se do t’i tregoj menaxherit dhe nëse i pëlqejnë do i marrë edhe dhjetë të tjerë, por që të njëjtat nuk i ktheu më.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po vazhdon të hetohet