Një qytetar në Prishtinë ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur dy armë të gjata të kalibrit 12 mm.
Përpos kësaj nga shtëpia e tij u vodhën edhe një llaptop HP, një portofol me dokumente dhe një shumë e parave.
Rasti është duke u hetuar.