Ishte vetëm 12 vjeçar kur u plagos në dorë nga forcat serbe.
Dardan Ahmetajn plumbi e kapi në oborrin e shtëpisë së tij në Gllogjan, teksa po u dërgonte bukë pjesëtarëve të Shtabit të UÇK-së, më 7 korrik 1998.
Shërimi në kohë lufte ishte sfidë e madhe.
Dardani ky djalë i ri, trim e me vullnet të madh i mbijetoi plagëve. Sot jeton me nënën e tij në Gllogjan. Ai asnjëherë nuk aplikoi për status lufte.
Ahmetaj tregon se ka pasur raste kur ishte vendosur t’ia këpusin dorën e plagosur, e shpeshherë ishte operuar në kushte ekstreme.