Ndërron jetë legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona

Mediet në Argjentinë raportojnë se ka ndërruar jetë Diego Armando Maradona.

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Një nga futbollistët më të mirë në histori të këtij sporti, Diego Armando Maradona, ka ndërruar jetë.

Është media argjentinas, ‘Clarin’ që raporton për vdekjen e Maradonës, përcjell lajmi.net.

Mediet në Argjentinë fillimisht raportuan për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Por, Clarin tani konfirmon vdekjen e tij, në moshën 60 vjeçare.

Maradona njihet si njëri ndër futbollistët më të mirë që ka pasur futbolli. Ai në vitin 1986 ka ndihmuar Argjentinën të fitoi Kupën e Botës.