Komuna e Prishtinës nis blerjen e barnave për 8 mijë pacientë me COVID-19

Lajme të mira pë rata që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Prishtinë kanë ardhur nga i pari i komunës, Shpend Ahmeti.

Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ka filluar procedurat e prokurimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i shkruajnë për COVID-19 e që nuk po ofrohen nga sistemi shëndetësor.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se do të blehen edhe teste D-Dimer të cilat detektojnë trombet e mundshme.

Ai ka thënë se këto barna do të mbulojnë rreth 8 mijë pacientë me simptome më të theksuara.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se është votuar propozimi për ndihmën prej 50 euro për çdo të konfirmuar pozitiv me COVID-19 në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Kam udhëzuar drejtorin e shëndetëtise që të filloj procedurat e prokzrimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për Covid e që nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor.

Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Edhe pse kjo nuk është në kompetencën tonë. Megjithatë po ju kushton shumë pacientëve. Këto barna do të mbulojnl rreth 8,000 pacientë me simptome pak më të theksuara, pa paguar privatisht.

Falenderoj Kuvendin Komunal sot që me 38 vota për dhe asnjë kundër ka votuar ndihmën prej 50 eur për cdo të konfirmuar pozitiv në emër të shërbimeve shëndetësore e 100 për pensionsistë të konfirmuar pozitiv.