Zyrtari i lartë i PDK-së, Ilir Gashi i është përgjigjur Vigan Qorollit pas një postimi të këtij të fundit ku përmendej edhe emri i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Gashi e ka quajtur Qorollin “Vigani i avansimeve”, duke thënë se ky i fundit është i zhytur me keqpërdorime e vjedhje të ulta.
Gashi ka thënë Qorolli ka falsifikuar dokumente për të katapultuar në konkursin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe se e ka bërë babain e tij noter në Ferizaj.
Ky është postimi i tij i plotë:
Vigani i avansimeve, është i fundit që mund të flas për Presidentin Thaçi dhe s’mundet të përbalt slloganin Liria KA Emër!
Vigan Qorolli qysh ke ftyrë me fol ti për avancime e lidhje politike kur je i zhytur deri në fyt me keqpërdorime e vjedhje të ulëta për të ardhur këtu ku je, pa asnjë meritë.
Ti Vigan je zënë duke vjedhë në testin e jurispodencës dhe je nxjerr jashtë nga testi si një student i lodhur.
Ti Vigan ke falsifikuar dokumente për tu katapultuar në konkursin pë anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe ju ke jargitë deputetëve të PDK, LDK e VV me të votu.
Babai yt është bërë Noter në Ferizaj me lidhje nepotike direkt prej teje sa ke qenë këshilltar politik në Ministri të Drejtësisë
Doktoraturën e ke kry me meditje të Ministrisë së Drejtësisë.
Kaq për fillim.