Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është parë duke hyrë në Kuvend të Kosovës.
Nuk dihet nëse Mustafa ka takim me dikë nga partnerët e koalicionit apo me grupin parlamentar të partisë të cilën ai e udhëheq.
Ndërkohë, ditëve të fundit partnerët e koalicionit i kanë vazhduar marrëdhëniet e acaruara për faktin se nuk po e pranojnë kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të vendit.